Loading…
Barnat blihen me çmime më të larta sesa ato reale, ministri Ismaili premton përgjegjësi
  • 07/12/2017 | 12:27

...

Barnat në Kosovë blihen me çmime më të larta sesa çmimi real i tyre, gjë që nënkupton humbje të mëdha.


Kështu u tha në ditën e katërt të “Javës Kundër Korrupsionit 2017”, ku është diskutuar për tenderët në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se çdokush që shkelë përgjegjësitë e veta do të përballet me drejtësinë, pasi të gjithë duhet t’iu përmbahen rregullave.

Duke folur për disa tenderë të cilët janë devijuar ose janë në proces e që kalojnë vlerën referente me të cilën janë në treg, Ismaili tha se MSH do t’i padisë ato kompani, kontratat e të cilave janë të dëmshme.

 

“Ju e dini prej javëve të para që kam qenë, kam pasur një problem me një kontratë të tillë e cila është çmimi nuk është real, nuk përkon me çmimin që është në treg. Një nga rekomandimet që i kemi nga Zyra Ligjore është që të bëjmë padi ndaj kompanive, për arsye se nëse kontrata është e dëmshme mbi 50 për qind, ekziston mundësia që Ministria të bëjë padi dhe të kërkojë kthimin e parave për një kontratë të dëmshme”, tha ai.

Sa i përket problemeve me listën esenciale të barnave, Ismaili tha se do të jetë Organizata Botërore e Shëndetësisë autoriteti kryesor në vendosjen e listës esenciale.

Sipas tij, nga analizat preliminare për listën esenciale, diku rreth 30 nga 100 barna sa janë në listën esenciale mund të marrin 60-70 për qind të buxhetit, ndërsa shtoi se po shohin mundësi se si në ato barna të jenë më konkurrente.

Edhe Mirnada Joliceour nga USAID, tha se çështja e tenderëve është e rëndësishme. Me këtë rast, ajo theksoi se 40 për qind e buxhetit të Kosovës shkon përmes Prokurimit Publik, pra njohës të çështjeve specifike punojnë në çështje të tenderit shëndetësor.

“Reformat nga prokurimi e dimë që 40 për qind e buxhetit të Kosovës shkon përmes Prokurimit Publik, pra njohës të çështjeve specifike punojnë në tenderët në fushën e mjekësisë. Duam të theksojmë diçka që ndikon në jetën e njeriut, çdo ditë, siç është kujdesi shëndetësor. Dhe kur ka një konkurrencë për një proces të prokurimit, dhe kur nuk i kemi shërbimet më të mira që janë të disponueshme dhe e dimë se këto janë çështje të mëdha, diskutimi në Prokurimin Publik, e dimë se çfarë ndodhë nesër, do të thotë me këtë javë nuk përfundon gjithçka”, tha ajo.

Hulumtuesja në Columbus, Saranda Ramaj, tha se barnat në Kosovë po blihen me çmime shumë më të larta sesa çmimi real.

Rama tha se spitalet publike shpeshherë kanë mbetur në kolaps jo për shkak se Qeveria nuk ka pasur para publike për t’i mbuluar këto blerje, por për shkak të ndryshimit të ligjit dhe përshtatjes së tyre për disa kompani farmaceutike.

Me këtë rast, ajo tha se kanë evidentuar dy kompani farmaceutike, të cilat kanë qenë përfitueset më të mëdha.

“Ta zëmë një kompani në vitin 2015 e ka ofruar për shembull diazepanin për 1 euro, ndërsa produktin e njëjtë, me ambalazhim të njëjtë, me dozë të njëjtë, në vitin 2016-të e shet 12 euro ose edhe me çmim më të lartë. Kjo ka sjellë pasoja të cilat nuk do të zgjidhen shpejt. 1’24” Dëmi është milionësh ndërsa ende nuk kemi parë një iniciativë të Qeverisë ose të Ministrisë së Shëndetësisë për të ndryshuar këtë situatë”, u shpreh ajo.

Ndërkaq, Basri Sejdiu, ushtrues detyre i Shërbimit Spitalor të Kosovës mohoi që shëndetësia në Kosovë të jetë në kolaps, përkundër asaj se disa operacione javëve të fundit janë anuluar për shkak të mungesës së barnave.

Përfaqësuesi i Ambasadës amerikane në Kosovë, Richard Mei, u shpreh se është mirë që në kuadër të javës antikorrupsion po diskutohen çështje kaq të rëndësishme, prej të cilave priten rezultate.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë