Loading…
Bashkëshorti i Albulena Haxhiut godet Aida Dërgutin: Po i shërben PDK’së
  • 13/03/2018 | 22:08

...

Alban Krasniqi, bashkëshorti i Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se strukturat e VV-së i kanë kërkuar Aida Dërgutit dorëheqje edhe nga pozita e nënkryetares së Kuvendit, mirëpo sipas tij, ajo nuk e dorëzpo këtë post për shkak se nga ajo pozitë ajo do mund ta dëmtoj Lëvizjen Vetëvendosje.

Krasniqi ka thënë se këtë post tash ajo e shfrytëzon për PDK-në.

“Strukturat dhe aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! i patën kërkuar Aidës dorëheqjen edhe nga pozita e nënkryetares së kuvendit.

Por, ajo duke qenë e vetëdijshme që nga ajo pozitë e dëmton më shumë lëvizjen si dhe përfiton personalisht para të majme nga ky funksion dhe benefitet e tij nuk dha dorëheqje. Tani qenka zënë ”mat” në ushtrimin e pamoralshëm të pozitës që i takon Vetëvendosjes, e që padrejtësisht përmes Aides ky funksion i rëndësishëm po i shërben PDKsë.” ka shkruar Krasniqi.

Ai sërish i ka bërë thirrje Dërgutit që ta lëshojë këtë post.

“Aidë, nëse të ka mbetë një trohë fytyrë, dorëzoje pozitën e nënkryetares së kuvendit bashkë me atë të deputetes, e njëjta vlenë edhe për të dezertorët tjerë që me mandate të vjedhura nga votuesit e quajnë vetën ende deputetë.

Përndryshe, qytetari i indinjuar ka të drejtë që mos të ua shkoqë me reagime e kritika, pse jo edhe me forma proteste e reagimi civil për kthim mandatesh, sepse kjo qē po bëni është e ulët, llaskucllëk, tradhëti.” ka përfundur ai.

Krasniqi është edhe asamblist në Kuvendin Komunal të Malishevës, ndërsa njihet si një aktivist i zëshëm i VV-së.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë