Loading…
Bashkëshortja e Presidentit Francez sjell surpriza, tashmë në një serial televiziv |FOTO
  • 14/09/2018 | 22:19

...

Duket se gratë e presidentëve ne botë janë më protagoniste se vetë ato. Brigitte Macron, bashkëshortja e presidentit francez Emmanuel Macron, ka vendosur të jetë protagoniste në një episod të ardhshëm të një komedie televizive me titull “Vestiaires” (Changing Rooms), sipas shtypit.


Ka qenë televizioni “France “ i cili ka njoftuar se Zonja Macron do të luajë në  një episod të së shtunës. Fokusi janë atletët me aftësi të kufizuar në një klub noti dhe episodi i saj do të zgjasë dy minuta e gjysëm.

“Ne e dimë se ajo është një tifoze e madhe e kësaj serie, kështu që menduam, meqënëse e pëlqen, t’i kërkojmë asaj të aktrojë me ne”, tha krijuesja dhe aktorja e shfaqjes Adda Abdelli.

Zonja e parë franceze ka punuar si mësuese ku u njoh edhe me presidenin Macron kur ai ishte akoma nxënës. Brigitte gjithashtu për shumë vite ka drejtuar edhe një grup teatri.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë