Loading…
Bashkëshortja e shoferit të Limajt punësohet në MPMS
  • 20/07/2018 | 13:31

...

Ashtu si edhe kur kishte qenë ministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj po e shfrytëzon kostumin e tij si zyrtar i shtetit në dobi të pasurimit të familjes së tij dhe njerëzve të tij të afërm.


Për dallim nga mandati në Qeverinë Thaçi 1, kur ai kishte drejtuar Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës (MTPT), tash në cilësinë e liderit të një subjekti politik që është shkëputur vite më parë nga PDK, Limaj ka shtrirë dorën në disa ministri, derisa vetë mban postin e zëvendëskryeministrit.

Limaj ka filluar të shtrijë rrjetin e tij, fillimisht me punësimin e njerëzve të tij në pozita kyçe vendimmarrëse, që i hapin rrugë pastaj manipulimeve të tij.

Në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve nacionale të parakohshme kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kishte premtuar se nëse partia e tij vjen në pushtet do të punësonte të paktën një anëtari të ri në secilën familje në Kosovë. Madje, kishte premtuar se do të ndalet pabarazia dhe degradimi i shtetit.

Dhe si duket këtë premtim Limaj që me ardhjen në pushtet në postin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Kosovës po përkujdeset që ta përmbush. Mirëpo, jo premtimin për të punësuar nga një anëtar në familje siç kishte thënë. Ai këtë premtim po e realizon duke i rehatuar militantët dhe të afërmit e partisë së tij.

Gazeta Alo merr vesh se pikërisht në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale e cila udhëhiqet nga ministri i Nismës Socialdemokrate, në Departamentin e Zyrës së Auditorit të Brendshëm është punësuar Teuta Telaku, bashkëshortja e Shpëtim Telakut shofer personal i Fatmir Limajt.

Shpëtim Telaku tashmë shofer personal i Fatmir Limajt, ishte i akuzuar për rastin e MTPT-së, në kohën sa Limaj ishte ministër i Transportit, ku më 24 nëntor të vitit të kaluar të gjithë të akuzuarit për këtë rast u shpallën të pafajshëm.

Gazeta Alo ka kërkuar përgjigje në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale se kur saktësisht ka ndodhur punësimi i Teuta Telakut në këtë dikaster dhe se a i ka plotësuar Telaku të gjitha procedurat e konkursit, mirëpo në këtë ministri nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje. Përgjigje për këtë çështje është kërkuar edhe në zyrën e zëvendëskryeministrit Limaj, por as në kabinetin e tij nuk kanë kthyer përgjigje.

Por jo vetëm kaq, punësimi i militantëve të Nismës ngjashëm po ndodhë edhe me ministritë tjera. /Gazeta  Alo

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë