Loading…
Bashkësia Islame njofton për festën e Fitër Bajramit
  • 13/06/2018 | 12:00

...

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i Ramazanit përfundon ditën e enjte, më 14 qershor

.Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të premten, më 15 qershor.Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 04:10, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga drejtori i Medresesë, Jakup ef. Çunaku.

Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:34 minuta të cilit do t’i prijë, Resul ef. Rexhepi-sekretar i përgjithshëm i BIK-ut.Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë