Loading…
Bashkimi është larg: Shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri, më të ulëta se më 2012
  • 28/11/2017 | 22:19

...

Në vitin 2014, qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës mbajtën mbledhjen e parë të përbashkët, e cila në vitet e mëvonshme është pasuar nga disa të tjera.


Përtej simbolikës kombëtare, të dy qeveritë kanë deklaruar publikisht se qëllimi kryesor i nismës është forcimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, për të rritur mirëqenien e shqiptarëve në të dyja anët e kufirit.

Por cilat janë rezultatet 3 vite më vonë? Top Channel shqyrtoi ecurinë e dy treguesve kryesorë: shkëmbimet tregtare dhe investimet e ndërsjella mes dy vendeve.

Sipas INSTAT, vitin e kaluar shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës ishin 22.4 miliardë lekë, ose 100 milionë lekë më të ulëta sesa në vitin 2012. Ndërsa të shprehura në raport me prodhimin kombëtar, Shqipëria dhe Kosova aktualisht tregtojnë më pak sesa 5 vite më parë.

Por shkëmbimet tregtare nuk janë treguesi i vetëm që vë në pikëpyetje agjendën e përbashkët ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës. Edhe investimet e ndërsjella mes dy vendeve janë në nivele gati të papërfillshme.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, vitin e kaluar investimet shqiptare në Kosovë ishin 28.6 milionë euro, ndërsa investimet kosovare në Shqipëri vetëm 6.4 milionë euro.

Në peshë relative, investimet shqiptare në Kosovë përbëjnë rreth 13 për qind të totalit të investimeve të huaja, ndërsa ato të Kosovës në Shqipëri vetëm 0.5 për qind.

Të dhënat e shkëmbimeve tregtare dhe investimet e ndërsjella tregojnë se, prej gati 5 vitesh, agjenda e përbashkët ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës është thuajse në stagnim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë