Loading…
Bashkimi kombëtar s’bëhet, shqiptarët t’i forcojnë shtetet e tyre
  • 13/06/2018 | 21:57

...

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se s’ka shqiptar që s’e do Shqipërinë, dhe që s’e do bashkimin kombëtar.


Por, sipas Ahmetit, gjërat kanë ndryshuar shumë që nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.

Ai ka thënë se shqiptarët tani duhet të synojnë të bashkohen në Evropë, me integrimin e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

“Alternativë tjetër nuk ka. As shqiptarët, as fqinjët tanë nuk kanë”, është shprehur Ahmeti në “Pressing”.

“Shqipërinë e Madhe na e futën të tjerët si koncept. S’është Shqipëria as e madhe, as e vogël, është aq sa është”, ka thënë ai.

Ahmeti ka porositur shqiptarët që të punojnë për t’i forcuar shtetet e tyre – duke përmendur në veçanti Kosovën.

Kreu i BDI’së ka folur edhe për idenë e ndarjeve territoriale. “Koncepti i ndarjeve është jo i dobishëm për shqiptarët”, ka thënë ai.

“Në radhë të parë, s’ke se si i ndan. Nuk mund t’i ndash kufijtë me litar, me vizore”, është shprehur Ahmeti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë