Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj është ftuar për të parën herë në Zonën B, por nuk u prit zakonshëm nga gazetari Baton Haxhiu.
Gazetari Haxhiu nisi që në fillim një shaka me Limajn, duke i bërë edhe një ‘kërcënim’, shkruan gazetametro.net.
Haxhiu me shaka i ka thënë Limajt që qëllimisht ka vendosur që emisioni të mbahet në këtë studio, pasi siç tha ai, ose duhet të premtojë që Demarkacioni kalon ose ‘do ta hudhë nga lartë’.
Limaj u kaplua nga të qeshurat, e më pas mori edhe dy fjalë nga Haxhiu, i cili i kërkoi Limajt të premtojë ose ‘studio do të bëhet ring boksi’.
Ndryshe, gazetari Baton Haxhiu që nga fillimi ka qenë një përkrahës i Demarkacionit, dhe shquhej për kritika të ashpra ndaj kundërshtarëve të saj./gazetametro.net