Loading…
Bayerni ende krenohet me 5 golat e Lewas për 9 minuta, kështu i përgjigjet Lady Gagas
  • 13/02/2018 | 17:53

...

Bayern Munich krenohet me faktin që në skuadër ka një futbollist si Robert Lewandowskin. Sulmuesi polak ka realizuar shumë gola dhe performansa të jashtëzakonshme gjatë karrierës së tij, por paraqitja ndaj Wolfsburgut në shtator të vitit 2015 kujtohet në veçanti, transmeton Gazeta Metro.

Në këtë ndeshje, polaku kishte shënuar 5 gola brenda 9 minutash, gjë kjo e paparë më herët në futboll.

Kështu, Bayerni mburrjen me këtë fakt e shprehu sërish, kësaj radhe në rrjetin social Twitter.

Kur një faqe shpërndau faktin që këngëtarja amerikane Lady Gaga kishte shkruar tekstin e këngës ‘This Way’ brenda 10 minutave, Bayerni ia riktheu këtë fakt me 5 golat e Lewandowskit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë