Loading…
Bayerni mposht PSG-në në International Champions Cup
  • 21/07/2018 | 18:22

...

Bayern Munich ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e vlefshme për turneun International Champions Cup.


International Champions Cup 2018 ka filluar dhe këtë vit do të mbahet në tetë shtet të ndryshme përfshirë Austrinë, Francën, Italinë, Polaninë, Portugalinë,  Singaporin, Spanjën, Suedinë, Zvicrën dhe SHBA-të.

Bavarezët kanë fituar ndaj PSG-së, ndeshje e cila ishte e dyta e këtij turneu dhe zhvillua në Worthersee Stadion (Klagenfurt).

Të parët në epërsi kaluan parisienët me anë të të Timothy Weah, i cili shënoi në minutën e 31-të për 0-1 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, skuadra e Niko Kovac arriti të kthehet në lojë duke shënuar tre gola, ku i barazimit erdhi në minutën e 60-të me realizues Javi Martinez.

Për epërsinë 2-1 u përkujdes mesfushori portugez, Renato Sanches (68′), i cili shënoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë, ndërsa rezultatin përfundimtar 3-1 e vulosi 17-vjeçari Joshua Zirkzee që shënoi në debutim.

Vlen të theksohet se gjithë pjesën e dytë për Bayernin e luajti edhe futbollisti kosovar, Meritan Shabani, i cili e zëvendësoi Oliver Batista Meier në minutën e 46-të.

Ndryshe, më herët gjatë ditës në këtë turne fitore shënoi edhe skuadra tjetër gjermane, Borussia Dortmund që mposhti Manchester City minimalisht 1-0.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë