Loading…
BBC: Pse Vikingët kishin të shkruar “Allah” në rrobat e funeraleve
  • 12/10/2017 | 15:53

...

Shkencëtarët në Suedi kanë zbuluar shkronja dhe karaktere arabe në rrobat e funeraleve të Vikingëve. Ky zbulim ka ngritur pyetje të reja lidhur me ndikimin e Islamit në Skandinavi, raporton BBC, përcjell Gazeta Metro.


Gazetari Tharik Huassin ka hulumtuar për këtë çështje, sipas tij, rrobat janë gjetur në varre të shekullit të 9-të dhe të 10-të.

Në rroba është shkruar: “Allah” dhe “Ali”. Zbulimi është bërë nga arkeologia Annika Larsson.

Ajo thotë se kur pa rrobat dhe shkrimin, nisi t’i ngjante me diçka të tillë që kishte parë në Spanjë.

Fillimisht ajo deshifroi fjalën Ali- kalifi i katërt i Islamit. Por fjala tjetër ishte më e vështirë për t’u deshifruar.

“Pastaj kuptova se ishte fjala “Allah” e shkruar në rroba”, tha ajo.

Larsson shprehet se nuk përjashtohet mundësia që në varret e zbuluara të ishin varrosur myslimanë.

Ajo thotë se në të shkuarën, analizat e ADN-së kanë treguar se disa nga njerëzit e varrosur janë me origjinë nga Persia, ku Islami ishte mbizotërues.

“Megjithatë, është më e mundshme që këto zbulime të tregojnë se kostumet e varrimit të vikingëve të jenë ndikuar nga idetë e Islamit për jetën e përjetshme dhe parajsën pas vdekjes”, tregon ajo ndër tjerash.

Do jenë analizat e mëtejshme që do përcaktojnë të tjera detaje. Kjo nuk është hera e parë që gjenden lidhje në mes të vikingëve dhe botës islame.  /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë