Loading…
BE bëhet gati për t’iu kundërpërgjigjur SHBA’ve, derisa tensionet vazhdojnë të rriten
  • 20/06/2018 | 16:05

...

Pak kohë më parë presidenti i SHBA’ve, Donald Trump, kishte marrë vendim që të vendos tarifa ndaj eskporteve të BE’së, më konkretisht çelikut dhe aluminit.


Ky vendim dhe kjo politikë e presidentit amerikan nuk u prit aspak mirë nga vendet anëtare të BE’së. Vendimi provokoi reagim të ashpër duke filluar nga zotimi i BE’së se do të kundërpërgjigjet e deri te përplasja e liderit amerikan me ata të Francës dhe Kanadasë, transmeton gazetametro.net

Tani BE ka lajmëruar për masat “hakmarrëse” ndaj vendosjes së tarifave nga SHBA.

Komisionerja për tregti e BE’së, Cecilia Malmstrom, tha se eskporteve të SHBA’ve si xhinset, motoçikletat dhe uiskit do t’iu vihet taksë. Ajo shtoi se BE nuk ka dashur të jetë në këtë pozitë.

Vendimi i njëanshëm dhe i pajustifikuar i SHBA-së për të imponuar tarifa mbi çelikun dhe aluminin nga BE-ja do të thotë që ne nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër”, tha Malmstrom. /gazetametro.net 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë