Loading…
BE brengoset rreth Termocentralit Kosova e Re
  • 14/06/2018 | 18:47

...

Në konkluzionet e “Kosovo Sustainable Development Week” të mbajtur në Prishtinë në fillimtë qershorit 2018, Sekretariati u ftua që të jap një qëndrim në lidhje me respektimin e rregullave të Komunitetit të Energjisë nga i ashtuquajturi projekti Kosova e Re.


Projekti Kosova e Re ka të bëjë me ndërtimin e një termoecentrali të bazuar në linjit me një net kapacitet prej 450 MË, duke mbuluar kështu 40-50% të nevojave për Kosovën, transmeton gazetametro.net

Sekretariati ndau shqetësimet e saj me qeverinë në një letër të 22 Marsit 2018. Shqetësimet lidhen me strukturën kontraktuale për funksionimin e termocentralit të planifikuar.  Sekretariati beson se disa elemente të kontratave konstituojnë ndërhyrjen/ndihmë nga Shteti.

Ashtu si në Bashkimin Evropian, ndihma nga shteti është e ndaluar nën ligjin e Komunitetit të Energjisë. Qëllimi i kësaj ndalese është që të pengohet shfytyrimi i tregut të themeluar nga Komuniteti i Energjisë.

Në pikëmamjen preliminare të Sekretariatit, marrëveshja për blerje të Energjisë për Kosova e Re parasheh distribuimin e rreziqeve zakonisht të asocuara me funksionimin e një termocentrali komplet në favor të Contour Global. Contour Global imunizohet nga rreziqet tregtare si rreziqet e prodhimit, rreziku i tregut, rreziku opeacional, rreziqet rregullative dhe të taksave. Të njëjtat kushte zemërgjera si ato të ofruara nën marrëveshjen për blerje të energjisë nuk do të mund të ofroheshin nën rrethana të tregut.

Elemente të tjera kyçe përfshijnë lirimin nga taksat dhe detyrat e klientelës, garancat shtetërorë, dhe transferi apo lëshimi me qera i tokës me çmim më të ulët se ai i tregut. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë