Loading…
BE i gëzohet emrit të ri të Maqedonisë
  • 13/06/2018 | 10:35

...

Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe komisionari i Zgjerimit, Johanes Hahn e përshëndetën përmes një deklarate të përbashkët zgjidhjen e emrit të Maqedonisë, që i jep fund një mosmarrëveshje shumëvjeçare mes Shkupit dhe Athinës.


Kjo është jo vetëm e merituar si mirënjohje për rezultatet e rëndësishme reformatore të Maqedonisë, por do të ndihmojë dhe në zbatimin e plotë të marrëveshjes në interes të të dy shteteve, rajonit dhe BE-së në përgjithësi thuhet në deklaratë

Dy zyrtarët e lartë të bllokut shprehen konsideratë për personat që kontribuuan në arritjen e kësaj marrëveshje të cilësuar historike. Por lideri i partisë më të madhe opozitare në vend, VMRO-DPMNE-së Hristjan Mickoski reagoi ashpër menjëherë pas vulosjes së paktit duke deklaruar se kjo ishte një ditë e vështirë për Republikën e Maqedoninë dhe për qytetarët e saj.

Mickoski e quajti këtë zhvillim një marrëveshje kapitullimi.

“Pa marrë parasysh se si Zoran Zaev demonstron eufori, mund të shohësh nga larg se kjo është një humbje. Negociatat u mbajtën të fshehta. Opozita dhe VMRO-ja nuk u përfshinë në bisedime, tani është e qartë pse. Në thelb, e ashtuquajturat kontrate është pranimi i të gjitha pozicioneve greke”, u shpreh ai.

Greqia ka luftuar të ndryshohet emri i Maqedonisë qe kur vendi shpalli Pavarësinë në 1991-shin. Ngërçi 27 vjeçar mes dy vendeve fqinj u mbyll një ditë më parë falë emrit të ri “Republika e Maqedonisë Veriore”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të parat që e përshëndetën marrëveshjen.

Përmes një deklarate, DASH theksoi se nga zgjidhja e asaj që ishte kthyer në “nyjën gordiane” të emrit do të përfitojnë të dy vendet, si dhe siguria e zhvillimi rajonal.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë