Loading…
BE i vazhdon sanksionet Rusisë
  • 19/06/2017 | 15:50

...

Këto masa ndalojnë investime në gadishullin e Krimesë dhe importin e mallrave të prodhuara atje në Bashkimin Evropian.

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Unionit Evropian kanë vendosur në takimin e Luksembugut t’i vazhdojnë sanksionet kundër Rusisë, të vendosura në vitin 2014, kur ky vend e aneksoi Krimenë.

“Këshilli, më 19 qershor 2017 i ka vazhduar masat restriktive si përgjigje në aneksimin ilegal rus të Krimesë dhe Sevastopolit deri më 23 qershor 2018”, ka publikuar Këshilli Evropian, transmeton gazetametro.net.

Këto masa ndalojnë investime në gadishullin e Krimesë si dhe importin e mallrave të prodhuara atje në Bashkimin Evropian.

Këto zbatohen për qytetarët e BE’së dhe ndërmarrjet të cilat janë regjistruar në BE dhe janë të kufizuar vetëm në territorin e Krimesë dhe Sevastopolit.

Kjo  do të thotë se asnjë ndërmarrje evropiane nuk mund të blejë patundshmëri apo ndërmarrje në Krime, anijet turistike nuk guxojnë të ndalen në Krime, përveç rasteve emergjente.

Gjithashtu është ndaluar importi i mallrave dhe i teknologjisë të cilat mund të përdoren për transport, telekomunikim apo në fushën energjetike, sidomos në hulumtimet për nxjerrjen e naftës, gazit natyror dhe mineraleve.

Për disa javë BE duhet të vazhdojnë sanksionet shumë më të rënda ekonomike kundër Rusisë, që kanë të bëjnë me bankat, ndërmarrjet e naftës dhe sektorin e mbrojtjes.

Këto sanksione janë futur në verë të 2014 për shkak të përkrahjes ruse kryengritësve separatist në lindje të Ukrainës.

Mbi këto sanksione do të bisedohet edhe në samitin e BE, i cili do të mbahet të enjten dhe të premten në Bruksel.

Deri tani këto sanksione janë vazhduar çdo gjashtë muaj./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë