Loading…
BE kërcënon Facebook’un
  • 21/09/2018 | 16:25

...

BE ka paralajmëruar rrjetin social Facebook për pasoja.


BE ka paralajmëruar Facebook’un se mund të ballafaqohet me sanksione nëse nuk i përmbahet rregullave të BE për konsumatorin, transmeton gazetametro.net

Kështu ka thënë anëtarja e Komisionit Evropian përgjegjëse për Drejtësinë, Konsumatorët dhe Barazinë Gjinore, Vera Jourova.

Këto deklarata ajo i ka bërë në një konferencë për media në komisionin e BE’së në Bruksel. Jourova ka thënë se Facebook duhet të rregullojë kushtet e përdorimit në përputhje me kushtet e BE’së për konsumatorët.

“U bëj thirrje përfaqësuesve të konsumatorit për sanksione në mënyrë të shpejtë kundrejt kompanisë nëse ajo deri në fund të vitit nuk zbaton plotësisht ndryshimet e kërkuara. Këto bisedime vazhdojnë që prej një kohe të gjatë. Tani në vend të fjalëve është koha për veprim”, tha Jourova. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë