Loading…
Bebe Rexha dhe Dua Lipa ia hedhin valles shqiptare në mes të hotelit, pas ceremonisë ‘MTV EMA’
  • 05/11/2018 | 11:21

...

Gjatë mbrëmjes së kaluar është mbajtur ceremonia e ndarjës së çmimeve muzikore ‘MTV EMA 2018’.


Pjesë e këtij eventi ishin edhe dy shqiptaret Bebe Rexha dhe Dua Lipa, derisa kjo e fundit edhe fitoi çmimin ‘Best pop’, transmeton gazetametro.net.

Ato u komentuan shumë për pamjen e tyre të mrekullueshme në tapetin e kuq, por në prapaskena kishte krejt diçka ndryshe.

Në një ndejë private dy shqiptaret janë parë duke e kërcyer vallen shqiptare, madje po ua mësonin të njëjtën edhe miqve të tyre të njohur.

‘Pjesa më e mirë e mbrëmjës ka qenë kërcimi i vallës në dhomën time të hotelit’, ka shkruar Bebe në Instagram.

Ndryshe, dy këngëtaret flitet se kanë një marëdhënie shumë të mirë me njëra tjetrën, e kjo mund të vërehet edhe në videon e publikuar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë