Loading…
Bebja katër muajshe e cila mund të vdesë vetëm nga një puthje |FOTO
  • 23/07/2018 | 14:41

...

Një bebe 4 muajshe mund të vdesë edhe nga një puthje e nënës së saj, kjo pasi që ka lindur pa sistem imunitar dhe ka nevojë për transplant të palcës së eshtrave, transmeton gazetametro.net


Arriella Andrews nga Nottinghamshire ka lindur me një sëmundje të rrallë e cila njihet si SCID që do të thotë se sistemi imunitar i saj nuk egziston.

Vajza katër muajshe ka kaluar më shumë se një muaj e izoluar në një dhomë në spital, e rrethuar me antibiotikë të cilët e ndihmojnë trupin e saj të mos preket nga infeksionet e ndryshme.

Nëna e saj Cassidy, duhet të jetë e veshur dhe e mbuluar me maskë për të parë vajzën, pasi që çdo kontakt, madje edhe një puthje, mund ta mbysë beben.

Vajza tani gjendet në spitalin Great Ormond Street në Londër dhe është në pritje për një donator të palcës i cili do të mund t’i shpëtonte jetën.

Nëna e saj është një infermiere për të rritur dhe është duke e shpërndarë historinë e së bijës në mënyrë që njerëzit të bëhen donator të palcës dhe ti dhurojnë shpresë jete asaj.

“Të shohësh fëmijën tënd në këtë gjendje është shumë e vështirë. Ajo është e rrethuar me tuba, është gjëja më e keqe që kam parë ndonjë herë. Është ankthi i çdo prindi t’a sheh fëmijën e tij në këtë gjendje në spital”, ka thënë Cassidy.

Sa më shpejt që të bëhet transplanti i palcës së eshtrave, ka më shumë mundësi që vajza të fitojë një sistem imunitar të shëndetshëm dhe të vazhdojë jetën. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë