Loading…
Bechtel-Enka mori 53 milionë euro, por nuk kompenson me 100 mijë euro banorët për vërshimet
  • 23/06/2018 | 22:43

...

80 deri në 100 mijë euro vlerësohet të jetë dëmi që u ka shkaktuar kompania Bachtel Enka banorëve të lagjes “Kukaj” të Komunës së Kaçanikut.

Këto dëme ndodhën në fillim të muajit shkurt nga vërshimet që përfshin dhjetë shtëpi të fshatit, si pasojë e punimeve për ndërtimin e një nga urat të autostradës “Arbër Xhaferi”, raporton KTV.

Banorët tregojnë se deri tani nuk u është kompensuar asgjë dhe pos zyrtarëve komunalë, nuk kishte qenë askush tjetër për t’i bërë vlerësimet.

Meqë institucionet nuk kanë ndërmarrë asgjë deri tani thonë se kanë nisur procedurat ligjore.

Ankesat e banorëve i pohon edhe kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi. Ilazi shpjegon se të gjitha konstatimet e bëra nga ana e komunës i janë drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës nga e cila kanë kërkuar që Bechtel Enka t’i marrë përgjegjësitë.

Në Ministrinë e Infrastrukturës, kanë thënë se nuk janë duke bërë vlerësim të dëmeve në prona, por vetëm për rregullimin e kanalit.

Ndërsa në kompaninë, e cila po kryen punimet, nuk kanë treguar nëse janë kontaktuar për këtë çështje nga ministria.

Banorët e kësaj pjese të Lagjes “Kukaj”, u përfshinë nga vërshimet edhe tri herë të tjera.

Kujtojmë që ditë më parë qeveria e Kosovës ndau plot 53 milionë euro për Bechtel&Enkan në formë dëmshpërblimi për vonesë të pagesave.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë