Loading…
Befasi e madhe në Superligë
  • 13/09/2017 | 19:14

...

Ekipi që është promovuar këtë sezon në Superligën e Kosovës në Futboll, Vllaznia e Pozharanit, e ka mposhtur 2-1 kampionin aktual në xhiron e katërt të Superligës, Trepçën’89.


Murati j shënoi për vendësit ndërsa Broja e barazoi përkohësisht rezultatin para se Alidemaj të rikthente epërsinë në sekondat e fundit të pjesë së parë.

Drencia ka barazuar në shtëpi me Prishtinë 1-1. 7 minuta para përfundimit të lojës, Brozovic i kaloi në epërsi kryeqytetasit, por me golin e Hamitit në minutën e fundit vendësit arritën të fitojnë një pikë.

Besa e mposhti Flamurtarin me dy gola të Fetim Kasapit dhe me të njëjtin rezultat Liria e mposhti Dritën e Gjilanit.

Të enjten zhvillohet takimi i fundit xhiros së katërt. Gjilani e pret Vëllaznimin, ku gjakovarët me një fitore kanë rastin të rrëmbejnë kreun e tabelës.

Rezultatet dhe renditja:

Besa – Flamurtari 2-0

Drenica – Prishtina 1-1

Liria – Drita 2-0

Vllaznia – Trepça’89

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë