Loading…
Befasohen të gjithë: Botërorin nuk e hap Era, këndon dikush tjetër
  • 14/06/2018 | 11:22

...

Sot nis Kampionati Botëror ‘Russia 2018′.’


‘Live it up’ është kënga zyrtare dhe zërat kryesor janë Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam, shkruan lajmi.net

Sot disa media shqiptare kanë shkruar se Era do të jetë atje për ta bërë hapjen e Kampionatit por nëna e saj, Syzana Tahirsylaj në një prononcim për lajmi.net e ka mohuar një gjë të tillë.

Ajo tha se Era do të jetë pjesë e Kampionatit për të perfomuar ‘live’ por kjo do të ndodhë në mbyllje, pas një muaji në ceremoninë e ndeshjes finale.

”Era ka me qene ne finalen e Kampionatit, ka me performu ‘live’”, ka thënë ajo.

Ndryshe sot do të zhvillohet ndeshja e parë në mes të Rusisë dhe Arabisë Saudite, dhe hapjen e këtij kampionati sipas mediave të huaja do ta bëjë Robbie Williams.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë