Loading…
Befason Brnabic, thotë se Kosova nuk është pjesë e Serbisë, tregon nëse do ta njohin Kosovën
  • 19/06/2018 | 15:35

...

Gazeta serbe “Novosti” ka publikuar një intervistë te kryeministres së Serbisë për “Die Ëelt”, ku ajo ka bërë disa deklarata befasuese për Kosovën.


Brnabic ka deklaruar se raportet me Kosovën për serbët janë ende të rënda dhe emocionale, transmeton gazetametro.net

Ajo ka dhënë një deklaratë befasuese dhe ka thënë se Serbia nuk mund të insistojë se Kosova është pjesë e Serbisë. Megjithatë, ajo gjithashtu ka thënë se Serbia nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Presidenti (i Serbisë) Aleksandar Vuçiq ka bërë hap të guximshëm kur nisi dialogun ndërrajonal. Deri atëherë çdo bisedë ishte tabu. Kosova ishte Serbi. Pikë. Tash duhet të gjejmë kompromis. Serbia kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës. Kjo nuk do të ishte kompromis. Ndërsa po të insistonim edhe më tutje se Kosova i përket Serbisë, kompromisi nuk do të ishte i mundur.”, i tha kryeministrja e Serbisë DW-së.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, disa herë më herët ka deklaruar se Serbia e ka humbur Kosovën. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë