Loading…
Kurti: Gazin që e hodhëm, e morëm nga Policia e Kosovës
  • 07/12/2017 | 20:39

...

Mali i Zi dallon shume nga Serbia si vend fqinj, sepse e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ne duam të kemi raporte miqësore me Malin e Zi, ka thënë deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti në një intervistë për Deutche Welle.


Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi nuk mund të jetë një akt. Na duhet një proces i ri na duhen negociata bilaterale mes Prishtinës dhe Podgoricës.

Ndërkaq i pyetur se a do të ketë më gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, Kurti është përgjigjur se nuk na duhet më gazi sepse tani Vetëvendosja ka dyfishuar numrin e deputetëve.

“Por a e dini ku e kemi marrë këtë gaz, nga policia, e cila ka hedhur gaz kundër neve. Por interesante është që nuk ka pasur asnjë problem për sa kohë policia ka hedhur gaz kundër shtresës së mesme dhe njerëzve të varfër. Problemi është hapur kur kemi hedhur gaz kundër milionerëve”, ka thënë Kurti.

Albin Kurti për programet në gjuhët sllave: Kosova dhe Shqipër…

Albin Kurti për programet në gjuhët sllave: Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkohenNë intervistën ekskluzive për programet e Deutsche Welles në gjuhën boshnjake, kroate dhe serbe, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, shpjegon idenë e tij për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës. Kurti flet edhe për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, dialogun me Serbinë, mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe shëkmbimit të territoreve, gazin lotësjellës… (P.S. Intervista është zhvilluar në pjesën e parë të nëntorit!)

Posted by DW (Shqip) on Thursday, 7 December 2017

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë