Loading…
Befason LDK’ja: Heqë dorë nga posterët e fushatës
  • 25/09/2017 | 21:56

...

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se po synon të bëjë fushatë racionale dhe me shpenzime të ulëta për, siç thuhet, ruajtjen e ambientit e pronës, shkruan gazetametro.net.


Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, i cili ka thënë se vendimi është marrë sot.

‘LDK heq dorë nga posterët në zgjedhjet lokale. Ky eshtë vendim i Shtabit zgjedhor dhe i kryetarëve të degëve nga takimi i sotëm në Selinë e LDK-së. Fushata do të jetë racionale, me shpenzime më të ulëta. Do të respektojmë ambientin, pronat publike dhe private’, ka thënë kreu i LDK’së.

Ky, ndërkaq, është veprimi i parë i këtij lloji i LDK’së, e madje edhe i të gjithë partive në Kosovë.

Por, duket se vendimi i LDK’së erdhi pak si vonë, pasi disa hargjime për fushatë veçse janë bërë dhe disa posterë tashmë janë vendosur./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë