Loading…
Befason Rama prapë me veshjen: Ja si i pret homologët e Ballkanit Perëndimor (Foto)
  • 26/08/2017 | 11:27

...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njihet për stilin e tij të veçantë të veshjes. Së fundit ai ka zgjedhur një mënyrë tjetër të veshjes gjatë takimeve zyrtare me liderët botëror.


Sot, në takimin që po mbanë në Durrës me homologët e Ballkanit Perëndimor ai prapë befasoi me atletet e tij të bardha, që e bënte shumë të dallueshëm nga kryeministrat e tjerë, shkruan Gazeta Metro.

Edhe në korrik pati takim  me presidentit të Francës Emannuel Macron të cilit kanë bërë shumë përshtypje atletet e tij, ndaj i ka kërkuar një palë si ato. Dhe Rama sigurisht që ia ka realizuar dëshirën. Poashtu Rama ishte me atlete të bardha edhe në takimin me zëvendëspresidentin Pence, në Malin e Zi në fillim të muajit gusht.

Sot, kryeministri Edi Rama priti në Durrës kryeministrin në detyrë të Kosovës, Isa Mustafa, atë maqedonas, Zoran Zaev, kryeministrja serbe, Brnabic, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markovic si edhe kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Denis Zvizdic. Në Durrës pritet të jetë i pranishëm edhe komisioneri i BE-së për Zgjerimin e Rajonet, Johannes Hahn. /gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë