Loading…
Bëhet e ditur se kur përfundon autostrada ‘Arbën Xhaferi’
  • 06/10/2017 | 18:45

...

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri, Ramush Haradinaj ka nisur punën e saj me plotë vullnet e gatishmëri në disa çështje kryesore në vend.


Njëra ndër dikasteret që janë pjesë e kësaj qeverie, është ajo e Infrastrukturës ku deri në vitin pasues me gjasë shumë shpejt do të përfundojnë disa autostrada në vend.

Por, më e përfolura po del të jetë ajo “Arbën Xhaferi” që e lidhë Prishtinën me Shkupin.

Kësisoj, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka treguar për ‘Indeksonline’ se në cilën fazë të punimeve janë deri më tani.

Madje, ai thotë se për këtë projekt nga buxheti i Kosovës janë ndarë miliona euro.

“Sa i përket autostradës “Arbën Xhaferi” punimet janë duke shkuar sipas parashikimeve dhe janë në segmentin që deri në Ferizaj ky segment i dytë do të përfundojë këtë vit, në muajin dhjetor. Përafërsisht i tërë projekti i kësaj autostrade del të jetë shuma e kësaj rreth 700 milionë euro” ka thënë Lekaj.

Tutje, Lekaj thekson se për këtë autostradë ekziston një kontratë me një kompani. Sipas tij, zyrtarët e qeverisë nuk e kanë mbështet atë me vija buxhetore.

“Ndërsa ne e kemi bërë një nënshkrim të Aneks kontratës që është zgjatja e afatit i një përfundimi të kësaj autostrade . Kjo falë operatorit ekonomik Bektelencha, por mes saj e zyrtarëve të qeverisë që nuk i kanë mbështet me vija buxhetore, ka përfunduar ai.

Në fund ai ka treguar edhe datën se kur do të përfundojë kjo autostradë. Lekaj thotë se ky projekt sjellë shumë impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik në vend.

“Ne jemi zotuar që autostradën do ta përcjellim në vitin 2018 me vija buxhetore  dhe kjo autostradë do të përfundojë me 31 dhjetor 2018. Mendoj se është një diçka  e madhe për Kosovën sepse lidh korridore dhe ka impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik”, ka përfunduar Lekaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë