Loading…
Bëhet thirrje që të ndërpritet dhuna ndaj myslimanëve
  • 14/09/2017 | 12:51

...

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara i bëri thirrje Birmanisë që menjëherë të ndërpresë dhunën në perëndim të këtij vendi kundër pakicës myslimane, Rohinja, e cila në mënyrë masive po arratiset në Bangladesh. Ndërsa dhjetë fitues të Çmimit Nobel i kanë bërë thirrje KB që t’i jep fund dhunës me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion, shkruan Al Jazerra, përcjell Gazeta Metro.


Udhëheqësja e Birmanisë Aung San Suu Kyi, e cila e ka anuluar udhëtimin në New York në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuar që do të mbahet javën e ardhshme dhe e cila i hedh poshtë të gjitha kritikat, ka theksuar se së shpejti do ta ndërpresë heshtjen.

Pas takimit me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit është theksuar se është e nevojshme që menjëherë të sigurohet qasja humanitare te Rohija, transmeton gazetametro.net.

Anëtaret e Këshillit të Sigurimit i bëjnë thirrje qeverisë birmaneze që ta mbajë premtimin në lidhje me dërgimin e ndihmës humanitare shtetit Rakhin, sipas deklaratës të cilën e ka lexuar kryesuesi aktual i Këshillit, ambasadori i Etiopisë, Tekeda Alemu.

KB dhe organizatat joqeveritare kanë qasje te pjesëtarët e pakicës Rohinja vetëm në Bangladesh.

Gati 400.000 Rohinja janë strehuar në Bangladesh deri në fund të gushtit në ikje nga shtypjet  e ushtrisë birmaneze.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guterres i ka bërë thirrje Birmanisë që të ndërpresë operacionin ushtarak dhe dhunën kundër Rohinja dhe ka thënë se eksodin e një të tretës së banorëve të komunitetit mysliman konsideron pastrim etnik.

Ai ka bërë thirrje pushtetit birmanez që ta ndal aksionin ushtarak, të ndërpresë dhunën, t’i përmbahet sundimit të ligjit dhe të pranojë të drejtën për kthim të të gjithëve të cilët ishin të detyruar ta braktisin vendin.

“Kur një e treta e Rohinja ishte e detyruar që ta braktisë vendin, a mund të gjeni fjalë më të mirë se pastrim etnik?”, pyet Antonio Guterres.

Mirëpo, rreth dhjetë fitues të Shpërblimit të Nobelit, në mes tyre edhe pakistanezja Malala Yousafzai, Muhammad Yunu nga Bangladeshi dhe kryepeshkopi jugafrikan Desmond Tutu, i kanë bërë thirrje me letër të hapur KB’së për aksion.

“Ju bëjmë thirrje që të ndërmerrni aksione vendimtare në mënyrë që të ndalni dhunën ndaj civilëve të pafajshëm”, kanë shkruar Yousafzai dhe dhjetë fitues tjerë të Nobelit.

Kujtojmë se liderja e Birmanisë Daw Aung San Suu Kyi është fituese e Çmimit Nobel për paqe në vitin 1991 pikërisht për aktivitetin e saj politik për mbrojte të të drejtave dhe lirive të njeriut në Birmani. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë