Gjatë ditës së djeshme pesë komunat, ajo e Skenderajt, Drenasit, Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Obiliqit kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për shpalljen e Qyqavicës zonë me interes të përgjithshëm.
E pas kësaj, kryetarët e komunave kanë vendosur të argëtohen me muzikë livë në një nga restorantet në Skenderaj.
Në një VIDEO e cila është siguruar nga Gazeta Metro, Bekim Jashari, Agim Bahtiri e Xhafer Tahiri shihen duke vallëzuar me vallen e Rugovës.
Siç shihet në pamjet e siguruara, ata jashtë politikës duken të jenë persona shumë gazmor.
Ndryshe, Agim Bahtiri njihet si ‘qejfli i vallëzimit’, ai nuk refuzon dasmat dhe e ka në qejf vallëzimin./Gazetametro.net