Loading…
Bekim Jashari premton hapjen e 1 mijë vendeve të punës në Skenderaj
  • 14/02/2018 | 22:02

...

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari ka thënë që në këtë komunë do të hapen mbi 1 mijë vende të reja të punë, kjo falë Parkut të Biznesit që pritet të hapet aty.


Jashari në një publikim të bërë ka treguar që asambleja komunale sot e ka votuar propozimin për këtë park, duke e quajtur këtë si një projekt që do t’i hap rrugën zhvillimit ekonomik të Skenderajt, përcjell Gazeta Metro.

“Në Parkun e Biznesit të Skenderajt, planifikojmë së bashku me investitorët të hapen fabrika nga investitorët, sipas planeve tona, do të gjenerojnë mbi 1000 vende pune”, ka shkruar ai.

Gjeni pa ndërhyrje publikimin e Jasharit:

Qytetarë të Skenderajt, gëzuar Parku i Biznesit!

Sot, Asambleja Komunale e Skenderajt, votoi propozimin për Parkun e Biznesit, projekt ky që do t’i hap rrugë zhvillimit ekonomik të Skenderajt!

Prej ditës së parë të punës time në krye të Komunës së Skënderajt, jam përkushtuar që të sjell investitorë me të cilët do të punojmë së bashku për ta ngritur mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Komunës dhe besimin e qytetarëve ndaj institucioneve komunale. Andaj, sot u bë hapi i duhur duke u krijuar edhe parakushtet e nevojshme për investime.

Në Parkun e Biznesit të Skënderajt, planifikojmë së bashku me investitorët të hapen fabrika nga investitorët, sipas planeve tona, do të gjenerojnë mbi 1000 vende pune.

Projektin e Parkut të Biznesit në Skenderaj e kam diskutuar me qytetarë, ekspertë, asamblistë dhe investitorë, duke marrë mbështetjen e të gjithëve për këtë projekt madhor për komunën tonë. Po ashtu, projekti ka marrë përkrahje edhe nga Presidenti i Republikës Z. Hashim Thaçi, Kryeparlamentari Z. Kadri Veseli dhe Kryeministri Z. Ramush Haradinaj.

Sot, në seancën e Kuvendit Komunal të Skenderajt “pro” projektit të Parkut të Biznesit votuan 16 asamblistë, 3 kundër, 1 abstenim, ndërsa seancën e braktisen 11 asamblistë. Ndjej keqardhje për ata asamblistë që nuk e kanë kuptuar sa duhet vullnetin dhe vendosmërinë time për të ofruar mundësi të re punësimi dhe zhvillimi për qytetarët e komunës së Skënderajt.

I falënderoj nga zemra, të gjithë deputetët e Komunës së Skënderajt, për besimin e shprehur sot, për një kapitulli të ri, ofrimin e mundësive për zhvillim ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës.

Unë kisha nderin dhe lavdinë e familjes, me të cilin do të jetoj tërë jetën time, por edhe pse hezitoja të merrja përgjegjësi në udhëheqje, respekti i madh i qytetarëve më obligon të jem pranë nevojave dhe interesave të tyre- punësimin dhe ngritjen e mirëqenies pa dallim.

Në Skenderaj, nga 22 Tetori, me tërë qenien jam në shërbim të qytetarëve, në pajtim me ligjin, transparencën dhe llogaridhënien, duke mos lejuar që interesi i individit të jetë përcaktues i zhvillimeve në komunën tonë.

Liria e Kosovës ka kuptim kur atë e shijojnë të gjithë!

I juaji,

Bekim Jashari

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë