Formimit të ushtrisë së Kosovës i është gëzuar edhe djali i dëshmorit të familjes Jashari, Hamëz Jashari, Bekim Jashari.
Ai ka thënë se ndihet jashtëzakonisht mirë në ditën e formimit të ushtrisë, shkruan gazetametro.net
Jashari tha se është arritje e madhe 25 vjet pas themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Adem Jashari me shokë.
“Është arritje e madhe 25 vjet pas themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga komandanti Adem Jashari me shokë”, ka thënë Jashari në një prononcim për KTV.
Ai gjithashtu iu bëri thirrje vendeve fqinje dhe Evropës që të rrijnë të qetë sepse populli jonë gjithmonë e ka dashur paqen.
U them fqinjëve dhe gjitha vendeve të Evropës dhe botës që le të ndihen të qetë, sepse populli shqiptar gjithmonë e ka dashur paqen”, ka thënë ai. /gazetametro.net