Loading…
Bella Hadid është supermodelja e vitit në instagram
  • 17/12/2018 | 09:17

...

Mbi 21 milionë fansa e përcjellin, sepse është konsiderohet një ndër femrat më të bukura të planetit tokë, transmeton gazeta Metro.


Është mjaft aktive jo vetëm në pasarelat e modës, por edhe me imazhet dhe videot që sjell në rrjetet sociale. Bella Hadid nuk ka pasur kurrë frikë të komunikoj me fansat dhe kjo ndjeshmëri e patrembur vazhdoi edhe në vitin 2018.

Supermodelja mbeti një nga njerëzit më të ndjekur në Instagram dhe dëshmoi herë pas here se o pëlqen të shtyjë kufijtë me stilin e saj, e cila shumë shpesh i lë pak vend imagjinatës.

Pavarësisht faktit se ku ndodhet dhe çfarë pune bën, postimet në rrjetet sociale marrin komente pozitive dhe kjo e bëri femrën më të kërkuar në rrjetet sociale për vitin që po lëmë pas nesh.

Bukuroshja 22 vjeç është ndër modelet me më së shumti ndjekës në rrjetet sociale, ku aktivitetin e saj e përcjellin mbi 21.8 milionë në Instagram.

Ndryshe, modelja që në realitet quhet Isabella Khair Hadid edhe vitin e ardhshëm do ta shohim në pistat e modës. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë