Loading…
Ben Apolloni pjesë e rrjetit ndërkombëtar Series Balkans
  • 16/06/2017 | 14:53

...

Në bashkëpunim me këtë organizatë Apolloni do të zhvillojë projektin e tij “Gjak për gjak”.


Ben Apolloni ka njoftuar për KultPlus se që nga sot do të jetë pjesë e rrjetit Series Balkans, i cili është një rrjet ndërkombëtar me seli ne Francë. Ky rrjet ka për fokus krijimtarinë televizive ballkanike.

 “Unë jam ftuar nga Constandin Stakos që t’i bashkohem kësaj organizate dhe bashkë me ta të punoj në zhvillimin e projektit tim “Gjak për gjak”, një projekt për serial i zhanrit dramë, krim”, ka treguar Apolloni për KultPlus.

Ndryshe, Ben Apolloni është regjisor, aktor, skenarist si dhe merret me përkthime të studimeve që kanë të bëjnë me çështjet kulturore.

SERIES BALKANS është një projekt juglindor-europian dhe ballkanik i takimeve, shfaqjeve, leksioneve, poashtu është pjesë e një projekti krijues dhe edukativ më të madh ballkanik dhe evropian që synon krijimin e një shkolle studimore që u siguron studentëve të Ballkanit tre muaj mësim dhe kurse trajnimi për shkrimin, shfaqjen, drejtimin, prodhimin dhe Marketingun e TV-së e të tjera.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë