Loading…
Bën fotomontazh bashkëshortin e ndjerë në fotot e shtatzënisë me të birin që s’e njohu kurrë
  • 20/07/2018 | 14:27

...

Kur Stephanie Maynetto-Jackson humbi bashëkshortin e saj Stuart në një aksident tragjik me motorr, bota iu përmbys mbi supe. Stuart ishte një veteran i dekoruar dhe vdekja e tij shokoi gjithë komunitetin. Stephanie ishte nënë e një djali, Dominic dhe në pritje të një tjetër fëmije.


Në vend që të linte vajtimin ta vinte përposhtë, Stephanie vendosi të nderojë kujtimin e bashkëshortit të ndjerë në një mënyrë kreative.

Stephanie iu drejtua një fotografi dhe realizoi me të një set të tërë shtatzënie. Më pas, fotografi, me ndihmën e Photoshop, editoi bashkëshortin e saj në foto, sikur të kishte qenë aty me të. Edhe pse fotot janë të hidhura e të ëmbla në të njëjtën kohë, Stephanie është e lumtur me vendimin që mori.

“U emocionova shumë gjatë fotove sepse teksa po mbaja duart në bark, kuptova që ai s’do të jetë aty kur fëmijët tanë të rriten. Mendoja për gjithçka që folëm, për si do t’i rrisnim fëmijët tanë,” tha Stephanie. “U gëzua shumë kur mori vesh se isha shtatzënë për herë të dytë. Gjatë gjithë kohës mendoja si do të ishte po të ishte aty me mua gjatë fotove. I pëlqente të qeshte dhe të kalonte mirë, dhe jam e sigurt që do më kishte pickuar gjëkundi që të më bënte të buzëqeshja vërtetë.”

Stephanie e pranon se fotot e bënë të ndihej sikur bashkëshorti i saj i ndjerë ishte aty me të, qoftë edhe për pak momente. Djalin e sapolindur e quajti Stuart Jackson II, në nder të të atit.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë