Loading…
Benefitet e perimeve të kuqe
  • Jan 4, 2017 | 20:34

...

Perimet e kuqe janë shumë të pasura me minerale, janë antioksiduese si dhe kanë shumë vitamina. Janë parandaluesit e kancerit si dhe forcojnë sistemin imunitar. Këto janë perimet e kuqe të cilat duhet t’i hani sa më shpesh:


1. Rrepa e kuqe
Beetroot with leaves, fresh whole beet isolated on white backgro

Rrepa e kuqe është e pasur me antioksidantë. Ato gjithashtu janë të pasura me fibra, vitaminë C. Sipas një studimi të fundit thuhet se rrepa e kuqe zbret tensionin e gjakut, ndihmon në qarkullimin e gjakut. Preferohet që së paku një herë në javë të pini 3 gota lëng të rrepës.

2. Lakra e kuqe
image_riviera_red_cabbage

Lakra e kuqe është e pasur me vitamina dhe minerale, rreth 85% përmbanë vitaminën C, si dhe 42% të vitaminës K dhe 20% të vitaminës A. Gjithashtu është e pasur me fibra, vitaminën B6 dhe magnezium.

3. Domatja
tomato

Nga përdorimi në pasta të ndryshme e deri tek sallatat, domatja është pothuajse perimja më e famshmë. Ajo përmbanë vitaminën C, likopen dhe kalium.

4. Speci i kuq
4242334-pepper

Speci i kuq është i pasur me vitaminën A dhe pasuron trupit tuaj trefish me dozën e vitaminës C. Janë të mrekullueshëm për sistem imunitarë dhe lëkurë të shëndoshë. Përmbajtja e tyre e madhe e vitaminës C lufton infeksionet në organizëm.

5. Rrepkë
rotkvica

Rrepkët janë të pasura me vitaminën C dhe folate, kalium dhe përmbjnë vetëm 9 kalori.

6. Qepa e kuqe
image-05_p_1357022_223337

Qepa e kuqe përmbanë organosulfur, të cilat ndihmojnë sistemin imunitarë, përmirësojnë funksionin e mëlçisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë