Loading…
Bëni gati nga 5 dollarë nëse doni të shihni Youtube’n
  • 25/06/2018 | 09:52

...

Tani duhet të paguajmë 5 dollarë në muaj nëse duam t’i ndjekim kanalet tona të preferuara në YouTube. Sipas kësaj kompanie kjo po bëhet në mënyre që krijuesit e videove të fitojnë më shumë.


Për krijuesit në YouTube do të jetë shumë më e lehtë të fitojnë para në këtë mënyrë, transmeton gazetametro.net.

Parapagimi për kanalet që ndjekim do të jetë e reja e fundit nga YouTube, ku përdoruesit do të duhet të paguajnë një  abonim mujor prej 5 dollarësh në mënyrë që të kenë akses të ndjekin video drejtpërdrejtë, ti pëlqejnë dhe ti komentojnë ato.

Kjo veçori është deri diku e njëjtë me Tëitch dhe Patreon , faqe në të cilat përdoruesit paguajnë për ti shikuar krijuesit e videove .

Zyrtari kryesor i YouTube Niel Mohan ka thënë se: “Ne do të vazhdojmë investimet tona përtej reklamave. Kreatoret duhet të kenë më shumë mënyra dhe mundësi të bëjnë para përmes YouTube”.

Krijuesit e këtyre videove mund edhe të shfaqin mallra nga markat që përdorin në videot e tyre dhe pastaj shikuesit mund te shohin se sa kushtojnë ato dhe ti blejnë.

Shpalljet kanë dalë gati një vit pasi që YouTube u përball me kritika nga krijuesit e këtyre përmbajtjeve në lidhje me politikat e monetarizimit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë