Loading…
Bëni këto 3 gjëra dhe ju mund të udhëtoni më shpesh
  • 09/03/2018 | 17:43

...

Një shprehje thotë: “Ne nuk udhëtojmë për t’u arratisur nga jeta, por për të shpëtuar jetën që mos të arratiset nga ne”.


Janë disa mënyra që do ju ndihmojnë të udhëtoni shumë, pra të përballoni shpenzimet mirë. Një nga arsyet, pse njerëzit nuk janë të sigurt për të udhëtuar është pjesa ekonomike, por shikoni se ç’duhet të bëni:

1. Kaloni një sezon duke punuar  jashtë vendit

Shumë vende kërkojnë punonjës nga vende të ndryshme. Ju mund të provoni një pozicion që ndoshta ju duket interesant. Me këtë rast edhe udhëtoni, edhe fitoni nga ana financiare. Ku ka më mirë!

2. Bëni një shkëmbim pune 

Ka shumë faqe interneti që mund të përdoren si një shkëmbim për ushqim dhe akomodim.  Kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për të udhëtuar, nëse jeni tip që nuk e vrisni mendjen për të ndryshuar ambient, qoftë edhe për një javë.

3. Studioni  jashtë vendit 

Nëse jeni student, keni një arsye fantastike për të udhëtuar jashtë vendit. Merrni kontakte dhe shikoni se çfarë mundësish ekzistojnë që ju mund të realizoni këtë gjë.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë