Loading…
Bëni një banjë me sodë: 5 gjëra që mund të bëni për shëndetin tuaj me sodë buke
  • 10/01/2018 | 18:55

...

Nëse keni kërkuar për mjekime natyrale ose keni kërkuar këshilla nga gjyshet tuaja, me siguri do jeni ndeshur me përdorimet e shumta që soda e bukës ka.


Më poshtë do ju rendisim 5 përdorime të fuqishme të sodës së bukës:

Antacid për djegjen e stomakut

Pasi keni ngrënë shumë shpejt, ose diçka djegëse apo gjëra që kanë shumë acid, stomaku juaj mund të reagojë në një mënyrë jo të mirë duke ju sjellë kështu dhe komplikacione. Një lugë me sodë buke në 250 ml ujë do t’ju ndihmojë të neutralizoni aciditetin e stomakut.

Bëni një banjë me sodë

Jua kemi thënë shumë herë deri më tani. Ne jemi ajo çfarë përthithim. Një banjë me sodë buke mund t’ju ndihmojë të alkalizoni dhe detoksifikoni lëkurën tuaj, por edhe pjesë të ndryshme të trupit të cilat nuk u kushtoni shumë vëmendje. Mund të hidhni 5 lugë sodë buke brenda vaskës tuaj dhe shijoni nja banjë detoksifikuese.

Pastroni rrobat e fëmijës tuaj

Shumica e detergjentëve përmbajnë metale të rënda dhe toksina të tjera. Fuqitë vepruese që ka detergjenti për të hequr njollat dhe për të luftuar aromat janë ekstremisht acidike dhe të dëmshme për lëkurën e njeriut, veçanërisht tek fëmijët dhe bebet. Përzieni 1 lugë me sodë buke me një gotë ujë dhe përdoreni për të pastruar njollat tek rrobat e bebeve tuaja!

Pastroni frutat dhe perimet tuaja

Edhe pse kemi folur jo pak herë për benefitet e të blerit të frutave dhe perimeve tek tregu i fermerëve për shkak se janë plotësisht bio, ekziston rreziku i disa baktereve që jetojnë në sipërfaqen e perimeve. Prandaj ju këshillojmë se para se t’i gatuani perimet tuaja, përdorni pak sodë buke për t’i larë fillimisht ato.

Hiqni aromën e keqe nga këpucët tuaja

Në vend që të hidhni aromatizues këpucësh, që përmban shumë kimikate të rrezikshme ju rekomandojmë të hidhni pak sodë buke tek këpucët tuaja.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë