Loading…
Beqaj: Gjermania është donatori më i madh i Kosovës
  • 31/07/2018 | 23:16

...

Gjermaninë e quajti donatorin më të madh të Kosovës e përkrahjen e saj e cilësoi si vendimtare në të gjitha proceset e rëndësishme që ka kaluar dhe po kalon shteti kosovar.

Këto vlerësime për shtetin gjerman, Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, i bëri në takimin që pati me sot me deputetin e Bundestagut  Gjerman Volkmar Klein, njofton Klan Kosova.

Minstri Beqaj përmendi edhe projektet e realizuar ndërmjet dy shteteve, me theks të veçantë, marrëveshjen me GIZ dhe themelimin e Parkut Gjermano-Kosovar për Inovacion dhe Trajnime në Prizren.

”Janë aktivitetet që kanë ndikim shumë të rendësishëm në përkrahjen të fushës së inovacionit dhe ndërmarrësisë”, tha Ministri Beqaj.

Kurse, deputeti i Bundestagut Gjerman, Volkmar Klein e siguroi ministrin Beqaj se Gjermania mbetet e përkushtur në përkrahje të Kosovës dhe në vazhdim të bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm.

Deputeti Klein gjatë takimit me ministrin Beqaj ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Gjermanisë së Kosovë, z. Christian Heldt dhe Shefi i zyrës së KAS-it për Kosovë, z. Johannes Rey.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë