Loading…
Beqaj takon përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Austrisë, mundësi bashkëpunimi
  • 12/03/2018 | 13:37

...

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka takuar një delegacion austriak, ku ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i Odës Ekonomike Federale të Austrisë Peter Hasslacher.


Beqaj me delegacionin austriak ka bashkëbiseduar për mundësitë e bashkëpunimit të Kosovës me Austrinë në fushën e inovacionit, ndërmarrësisë, si dhe për qasjen e të rinjve në raport me zhvillimet globale ekonomike, duke përfshirë kreativitetin e të rinjve dhe kapacitetet e tyre për krijimin e vendeve të reja të punës.

Pas takimit, ministri i Inovacionit ka shprehur kënaqësinë e tij me idetë e përbashkëta dhe mundësitë që me vendet më të zhvilluara përmes hulumtimeve për produkte të reja të ndryshohet bota.

“Është kënaqësi kur sheh se ne ndajmë ide dhe mundësi të mrekullueshme me vendet më të zhvilluara, ku përmes shërbimeve, hulumtimeve për produkte të reja shumë shpejt do të mund ta ndryshojmë botën”, ka thënë ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë