Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri, ka thënë se opozita është në bisedime me disa deputetë të pozitës për rrëzimin e Hashim Thaçit.
Beqiri ka thënë se janë duke punuar për një mocion në Kuvend për rrëzimin e presidentit Thaçi, transmeton gazetametro.net
Ai ka thënë se janë në bisedime me disa deputetë të koalicionit qeverisës, dhe se iu nevojiten vetëm katër vota.
Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së ka thënë se një mocion për rrëzimin e Thaçit pritet të paraqitet në javën e parë ose të dytë të muajit tetor. /gazetametro.net
https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/1093356514179110/