Gazetari Berat Buzhala, që dikur ishte deputet i partisë që udhëhiqte Hashim Thaçi, i ka drejtuar mjaft akuza këtij të fundit duke thënë se ‘ka shkathësi të mjaftueshme me i mashtru njerëzit dy e më shumë herë’.
Por, Buzhala shkoi deri aty tha se këtë ‘talent’, presidenti aktual me më së shumti dëshirë e aplikon tek shokët e tij, shkruan gazetametro.net.
Sipas gazetarit, presidenti Thaçi të huajt i mashtron nga nevoja, ndërkaq shokët për t’u argëtuar.
‘E kam thënë edhe herë të tjera, Hasha ka shkathtësi të mjaftueshme me i mashtru njerëzit dy e më shumë herë. Kurse, këtë talent, të mashtruesit, me më së shumti dëshirë e aplikon te shokët e tij. Pra, nëse të panjohurit i mashtron për shkak të nevojës, shokët i mashtron veç për m’u argetu’, ka shkruar drejtori i Gazetës Express.
E këto reagime erdhën pasi dekoratën e Thaçit e refuzoi edhe dikur bashkëpunëtori i tij më i ngushtë, Fatmir Limaj.
Madje Buzhala edhe përmendi një bisedë në mes të Thaçit e Limaj, të cilën thotë ta ketë mësuar nga burime, ku gjoja Limaj i ka thënë Thaçit se e ‘dinin se po i mashtronte’./gazetametro.net