Loading…
Berisha: Për Kosovën unë jap maksimumin dhe gjithçka që kam nga vetja e lë në fushë
  • 11/10/2018 | 23:35

...

Pas fitores kundër Maltës është intervistuar edhe i kthyeri nga lëndimi pas 11 muajsh me Kosovën, Valon Berisha.

Valon Berisha është shprehur jashtëzakonisht i gëzuar për fitoren dhe që është kthyer përsëri për të luajtur.

“Jam kthyer nga lëndimi, mirëpo ndihem mirë që kam pasur mundësinë të luaj nga fillimi dhe ta jap maksimumin dhe normalisht fitorja është e rëndësishme.”, është shprehur Berisha.

“Ka pasur shumë interesim për ta parë ndeshjen dhe shpresoj që tifozët të jenë krenar me neve. Unë gjithmonë pres shumë nga vetja dhe besoj që ishte lojë e mirë, lojë standarde por për vetën shpresoj që do të kthehem tek forma që e kam pasur dhe sa herë që më japet mundësia për Kosovën unë jap maksimumin dhe gjithçka që kam nga vetja e lë në fushë”, ka vazhduar ai.

“Më ka pëlqyer atmosfera edhe kundër Ishujve Faroe në stadium dhe kam dashur të jem pjesë e lojës, por lëndimet e bëjnë të vetën, por ndihem mirë që jam kthyer.”, ka përfunduar mesfushori i Lazios.

 

Më të fundit
...
  • 23/10/2018 | 07:50
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë