Loading…
Berisha për Ramën: Jorgo Kristaq Zografi i Dytë pajtohet me Vucic për ndarjen e Kosovës
  • 10/08/2018 | 20:01

...

Ish-kryeministri i Suedisë, Karl Bild, më herët ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pajtohet me Vucic për ndarjen e Kosovës.


Pas kësaj deklarate të Bild, nuk ka vonuar shumë dhe reagimi i ish-kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook ka sulmuar ashpër Edi Ramën, transmeton gazetametro.net

Ai thotë se Edi Rama së bashku me, siç i quan ai, argatët e Beogradid në Prishtinë, si duket duke aluduar në presidentin Thaçi, po bëhen gati për copëtimin e trojeve shqiptare.

Reagimi i plotë:

Jorgo Kristaq Zografi i Dyte dakord me Vuçiç per ndarjen e Kosoves!

Te dashur miq, ish kryeministri i Suedise Karl Bild deklaron se Edvin Kristaq Rama, te cilin mediat rendom e therrasin prej kohesh Jorgo Kristaq Zografi i dyte, ka rene dakord me Aleksander Vuçiç dhe argatet e tij albanofob ne Prishtine per ndarjen e Kosoves!

Kete denoncim ish kryeministri i Suedise dhe njeri prej njohesve me te shkelqyer te Ballkanit, i cili e ben kete ne nje editorial qe ka publikuar ne gazeten amerikane Washington Post me titull: “Ballkanizimi i metejshem i Ballkanit, nje recete katastrofe”! Ne kete editorial Bild shkruan se: “Ne nje takim qe kishte me Edi Ramen ai ishte i hapur per kete ide te Vuçiç”, pra te ndarjes se Kosoves dhe dorezimit Serbise te territorit mbi Iber te Republikes se Kosoves!

Te dashur miq, sot trojet shqiptare, per shkak te kapitullimit te Jorgo Kristaq Zografit te dyte dhe argateve te Beogradit ne Prishtine jane ne prag te nje coptimi te dyte por kesaj rradhe jo nga fuqite e medha por nga shqiptaret albanofob qe aktualisht jane nje rrezik i jashtezakonshem per kombin shqiptar!” /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë