Loading…
“Bes Kallaku dhe Xhensila në gjendje kritike pas aksidentit”,aktori reagon ashpër |FOTO
  • 13/11/2018 | 23:36

...

Përhapja e Fake NeWs, apo lajmeve të rreme në portale është kthyer në luftë për të fituar sa më shumë klikime.


Megjithatë, kur një lajm i rremë, i cili, për më tepër ka të bëjë me jetën dhe shëndetin e kujtdo, s’mund të kalonte kaq qetësisht nga personazhet.

Para disa ditësh, në disa portale shqiptare, është përhapur lajmi se Besi dhe Xhensila janë përfshirë në një aksident, i cili, ka lënë pasoja kritike për këngëtaren.

Edhe pse lajmi është publikuar më 30 tetor, siç shihet në këtë shkrim, Besi ka vendosur të reagojë sot për t’i dhënë fund një herë e mirë shpifjeve për ta.

“Gjithçka ka një limit, deri këtu jo. Nuk mund të kuptohet dhe as të pranohet një lajm apo një titull i tillë për disa klikime më shumë. Turp dhe injorancë e madhe të abuzosh në këtë mënyrë. Lavdi Zotit, jemi mirë vetë dhe s’ka ndodhur asgjë, por po na lë zemra Ijen, mamanë, prindërit e familjarët duke lexuar këto idiotësira që përhapen pa filtra” – shkruan Besi në Instagram.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë