Loading…
Beyonce bën këngë të re, 100% e fitimeve do të shkojnë për bamirësi
  • 11/07/2018 | 11:53

...

Diva e muzikës pop Beyonce ka bërë më shumë për komunitetin afroamerikan se sa çdo artist tjeter. Në çdo video apo muzikë të saj ajo përfshinë elemente që përkrahin afroamerikanët dhe është bërë një ambasadore globale e tyre, transmeton gazetametro.net


E së fundi këngëtarja është në bashkpunim me shtëpinë e modës Balmain për një koleksion ku 100% e fitimeve do të shkojnë për bamirësi, përkatësisht për fondin United Negro College. Ky fond i krijuar nga Frederick D Patterson dhe Mary McLeod Bethune ka ngritur më shume se 3.6 miliardë dollar prej vitit 1944 dhe u ka ndihmuar më shumë se 450.000 studentëve të vijojnë studimet në kolegje të ndryshme.

Drejtori i Balmain, Oliver Rousteing, ka treguar për revistën Vogue se ky bashkpunim është shumë i rëndësishëm dhe është për gjeneratat e reja, në mënyrë që t’u tregojë atyre se mund të jenë pjesë e historisë.

Ndër të tjera ai ka shtuar: “ Beyonce është një ikonë e të gjitha gjeneratave tani dhe shumë të tjera që do të vijnë duhet të ndjekin hapat e saj”.

Kujtojmë se Beyonce ka dhuruar edhe 100.000 dollarë nga performanca e saj në festivalin Coachella për katër kolegje. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë