Loading…
Biblioteka Kombëtare përfshihet në 20 ndërtimet më futuristike të botës
  • 02/02/2018 | 19:42

...

Talltanic ka publikuar një video ku tregohen 20 ndërtesat më futuristike të të gjitha kohërave nga vende të ndryshme të botës.

Një prej tyre, e radhitur në vendin e 19-të si një nga dizajnet më futuristike, e cila përshkruhet si një ndërtesë shumë unike dhe simetrike që kombinon arkitekturën bizantine dhe islamike dhe e shndërron atë në një stil futuristik dhe modern, transmeton Ndërtimi.info.

Në video thuhet se përveç formave unike të ndërlikuara, ajo është e njohur edhe nga kupolat e mëdha ku secila prej atriumeve marrin burime të dritës dhe e dallojnë ndërtesën nga bibliotekat e zakonshme.

“Vetë biblioteka fokusohet në mbledhjen, ruajtjen dhe tregimin e trashëgimisë intelektuale të Kosovës” thuhet në video.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë