Loading…
Bideni, frymëzim për Thaçin
  • Jan 12, 2017 | 10:14

...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar zëvendëspresidentin amerikan në largim Joe Biden, i cili për Thaçin vazhdon të jetë frymëzim si dhe model i përkryer.


Thaçi ka thënë se përkushtimi i SHBA-ve dhe përkushtimi personal i Bidenit për paqe në Kosovë dhe rajon, është interes strategjik i Amerikës.

“Në jetën time, në kohë dhe rrethana të ndryshme, kam takuar shumë liderë botërorë. Por, padyshim, zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, për mua mbetet inspirim dhe modeli më i përkryer. Ajo çfarë e bën të veçantë zëvendëspresidentin Biden, ndër të tjera është urtësia, mençuria dhe sinqeriteti i tij. I tillë ishte dhe ka qenë në të gjitha takimet që kam pasur përgjatë gjithë këtyre viteve. I tillë ishte edhe në takimin e sotëm”, ka shkruar Thaçi për Bidenin.

thaqi-dhe-biden

“Përkushtimi i Amerikës dhe përkushtimi personal i zëvendëspresidentit Biden për paqen në Kosovë, në rajon dhe më gjerë mbetet i përhershëm, sepse është interes strategjik i SHBA-së”, ka shtuar ish-lideri i PDK-së.

Thaçi është shprehur i sigurt se ngjashëm si administrata e Barack Obamës, edhe ajo e presidentit të ri, Donald Trump do të vazhdojë përkrahjen për shtetin tonë.

thaqi-biden-22

“Prandaj, jam i sigurt se ky përkushtim do të vazhdojë edhe gjatë administratës së re. Ndërsa, zëvendëspresidenti Biden dhe gjithë familja e tij, tani dhe përgjithmonë, Kosovën duhet ta konsiderojnë si shtëpinë e tyre”, ka shkruar tutje Thaçi në Facebook, transmeton gazetametro.net.

“Ndjehem njeri me fat dhe krenar që vendi im mbështetet nga njerëz të tillë të jashtëzakonshëm si zëvendëspresidenti Biden. Le të mbetet e përjetshme dhe e bekuar kjo miqësi ndërmjet Kosovës dhe Amerikës”, ka përfunduar ish-kryeministri i vendit. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë