Loading…
Bie çmimi i naftës
  • 05/02/2018 | 12:28

...

Çmimi i naftës në tregun botëror të aksioneve ra javën e kaluar nga niveli më i lartë në tre vitet e fundit, si pasojë e rritjes së prodhimit në SHBA dhe forcimit të dollarit pas disa javësh presioni.


Çmimi në London Stock Exchange për një fuçi të naftës javën e kaluar ra me 2.7 për qind në 68.62 dollarë, ndërsa në tregun e aksioneve në SHBA ishte më e lirë me 1.3 për qind me vlerë 65.33 dollarë, shkruan gazetametro.net.

Çmimi i naftës u vu nën presion për shkak të rritjes së prodhimit në SHBA, por edhe me “shërimin” e dollarit kundrejt monedhave tjera.

Javën e kaluar, çmimi i naftës u rrit sepse, ndër të tjera, mbështeti dobësimin e dollarit. Për shkak se çmimet e naftës janë shprehur në dollarë, rënia e monedhës së SHBA’së mund të nxisë kërkesën për naftë, pasi çmimi i saj është më i ulët për blerësit, duke përdorur një monedhë tjetër. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë