Loading…
Bie vlera e Bitcoin për 5%, 13 miliardë dollarë humbje për tre orë
  • 11/10/2018 | 15:17

...

Vlera e monedhave kryesore kriptografike ra me shpejtësi mëngjesin e ditës së Enjte ku 13 miliardë dollarë u fshinë në pak orë. Bitcoin ra me 5% në 6,303 dollarë ndërsa XRP dhe ethereum ranë me 10% sipas të dhënave të CoinMarketCap.com.


Në vetëm tre orë monedhat kriptografike humbën 13 miliardë dollarë. Rënia e radhës i atribuohet paralajmërimeve të reja nga autoritetet financiare në vend të ndryshme të botës të cilat i shohin monedhat kriptografike si kërcënim për ekonominë.

Në një raport të fundit, Fondi Monetar Ndërkombëtar shprehej se rritja e shpejtë që kanë asetet mund të krijojnë probleme për sistemin ndërkombëtar financiar. Shumë entuziastë të monedhave kriptografike shpresonin se 2018-ta do të ishte viti i tyre. Por ka ndodhur krejt e kundërta. Rënia e vlerës së monedhave kriptografike u pasua nga hakime të profili të lartë në bursa të ndryshme si dhe mashtrime me ICO-të. Të gjithë këto faktorë kanë bërë që bitcoin të binte nga 19,738 dollarë që nga 17 Dhjetori, njofton PCW.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë