Loading…
Bien çmimet e derivateve të naftës
  • 10/03/2018 | 10:38

...

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për herë të parë ka përgatitur publikimin “Efiçienca e energjisë në Kosovë” për periudhën 2011-2016.


Qëllimi i këtij publikimi është të paraqes treguesit e efiçiencës së energjisë për sektorët e industrisë dhe ekonomive familjare, raporton ekonomia-ks.

Prodhimi total i energjisë primare ka pasur ngritje gjatë periudhës 2011-2016 prej 1.793 Mtoe në 2.010 Mtoe rreth 12.12% (ose 2.4% në vit).

Prodhimi kishte tendencë të ulet deri në vitin 2014 (rënia më e madhe ishte në vitin 2014), kurse rritja kishte filluar nga viti 2015, kurse në vitin 2016 ka arritur 2.01 Mtoe.

Çmimet e naftës gjatë periudhës 2011 – 2016 kanë shënuar ulje graduale nga viti në vit, ku në vitin 2011 çmimi për një litër naftë ishte 1.24 euro/l, kurse nw vitin 2016 çmimi për litër naftë ishte 0.93 euro/l, apo kemi një ulje të çmimit të naftës për rreth 25%.

Çmimet e benzinës gjatë periudhës 2011 – 2016 kanë shënuar po ashtu ulje graduale nga viti në vit, ku në vitin 2011 çmimi për një litër benzinë ishte 1.24 euro/l kurse ne vitin 2016 çmimi për litër ishte 0.98 euro/l, qw i bie një ulje të çmimit të benzinës përreth 21%.

Intensiteti i prodhimit primar dhe intensiteti final i BPV-së u rrit në vitin 2016, krahasuar me vitin 2011 respektivisht nga 12.12% në 11.52%.

Më të fundit
...
  • 15/11/2018 | 23:58
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë